Armë të shkurtra
Pistoleta dhe revolverë: funksionimi, mbajtja e sigurt, qëndrimi, shënjestrimi dhe qitja me saktësi.
Apliko për këtë programPër armë të shkurtra dhe të gjata. Mësoni nga instruktorë me përvojë dhe merrni certifikatën që ju duhet për t'u pajisur ligjërisht me armë.
Pistoleta dhe revolverë: funksionimi, mbajtja e sigurt, qëndrimi, shënjestrimi dhe qitja me saktësi.
Apliko për këtë programPushkë dhe shotgunë: mekanizmat, siguria në transport e ruajtje, qitja në distancë dhe mirëmbajtja.
Apliko për këtë programProgrami i plotë për ata që synojnë leje për armë të shkurtra dhe të gjata, në një kurs të vetëm.
Apliko për këtë programKursi ndërthur teorinë në klasë me praktikën në poligon, me theks te përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi rreth armëve.
Programi është i dizajnuar për fillestarët që njihen me bazat dhe për ata që duan të zgjerojnë njohuritë për qëllime profesionale ose rekreative.
Plotëso kërkesën zyrtare dhe nënshkruaje online, me gisht në telefon ose me maus në kompjuter. Zgjidh trajnimin për armë të shkurtra, të gjata ose të dyja.
Ekipi ynë verifikon aplikimin dhe të telefonon për të caktuar grupin dhe datat e kursit.
Funksionimi i armës, mirëmbajtja, teknikat e saktësisë dhe rregullat e sigurisë që duhen ndjekur në çdo kohë.
Pas përfundimit me sukses merr certifikatën profesionale që dëshmon njohuritë dhe aftësitë e fituara.
Jo. Kursi fillon nga bazat dhe instruktori ju udhëheq hap pas hapi, duke përfshirë përdorimin e parë të armës në poligon.
Certifikata jepet pas përfundimit me sukses të trajnimit, kur pjesëmarrësi dëshmon njohuritë dhe aftësitë e kërkuara.
Pasi të pranojmë aplikimin, ju telefonojmë për të caktuar grupin dhe datat që ju përshtaten.
Dokumentet ruhen në një hapësirë të mbyllur, të qasshme vetëm nga administrata e Poligonit Patriot, dhe përdoren vetëm për procesin e certifikimit. Më shumë në politikën e privatësisë.
Asistent virtual · për pyetje të tjera shkruani stafit